Atentat mafioz: 66-vjeçari në Tiranë u qëllua nga një makinë

Atentat mafioz: 66-vjeçari në Tiranë u qëllua nga një makinë

10:32, 25/02/2021
A+ Aa A-

Ekzekutimi që ndodhi mëngjesin e sotëm në kryeqytet, sipas policisë, ka qenë i mirëorganizuar.  

Dyshohet që autorët ta kenë qëlluar objektivin e tyre Behar Sofia, në lëvizje nga një automjet.

Pasi e qëlluan të paktën dy herë 66-vjeçarin ata janë laruar drejt rrugës së Elbasanit,shkruan abcnews. Deri më tani, lidhur me këtë ekzekutim policia nuk ka ende persona të dyshuar.

Po këqyren kamerat e sigurisë gjatë gjithë zonës për të identifikuar targën e automjetit apo persona që mund të jenë të përfshirë.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09.00 të mëngjesit, ndërsa Sofia u gjet i plagosur në trotuar dhe më pas humbi jetën rrugës për në spital. 

Behar Sofia është një emër i njohur për policinë si një person i përfshirë në aktivitete kriminale të drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco