Mungon energjia në punë/ Punonjësit e një fasonerie në Lezhë protestojnë

Mungon energjia në punë/ Punonjësit e një fasonerie në Lezhë protestojnë

08:30, 25/02/2021
A+ Aa A-

Punonjësit e një fasonerie në Lezhë kanë dalë në protestë mëngjesin e sotshëm për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Burimet bëjnë me dije se 300 punonjësit e fabrikës protestojnë këtë të enjte për mungesën e vazhdueshme të energjisë elektrike duke i shkaktuar dëme makinerive dhe ulje të prodhimit.

Prej kohësh është kërkuar prej firmës që të gjendet zgjidhje nga OSHEE dhe ti jepet fund mungesës së energjisë për një fabrikë që nuk mund të prodhojë pa energji, ndërsa punonjësit kanë paga më të ulëta sepse nuk mund të arrijnë normën.

Si pasoje e këtij problemi, firma ka pesuar edhe djegie te makinerive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco