Detaje të reja nga vdekja e 17-vjeçarit, edhe dy prindërit e tij të shtruar në Covid 2

Detaje të reja nga vdekja e 17-vjeçarit, edhe dy prindërit e tij të shtruar në Covid 2

15:27, 22/02/2021
A+ Aa A-

Janë mësuar detaje të reja nga vdekja e 17-vjeçarit në spitalin “Shefqet Ndroqi’, si pasojë e komplikacioneve pas infektimit me Covid 19.

Burime bëjnë me dije se i riu ka qenë prej një jave në terapi intesive dhe më pas në intubim, për shkak se virusi i ka prekur pothuajse 100% të mushkërive të tij. Ajo që e bën dhe më të rëndë situatën është fakti se në të njëjtin spital kanë qenë të shtruar dhe dy prindërit e tij.

Babai i 17-vjeçarit ndodhet ende në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë që e ëma e ka kaluar fazën e rrezikut, dhe i është rekomanduar nxjerrja nga ambientet spitalore.

Duket se infektimi i të tre anëtarëve ka bërë që gjendja e tyre të përkeqësohet më shpejt, ndërkohë që nuk bëhet me dije nëse kanë pasur sëmundje shoqëruese që të ketë bërë që gjendja e tyre të përkeqësohet më tej.

Po ashtu sot një 30-vjeçare e cila ka qenë shtatzënë, ka humbur jetën pas infektimit me Covid në qytetin e Elbasanit. Mësohet se ndaj nënës është ndërhyrë që të sillte në jetë fëmijën e saj në muajin e shtatë, për shkak të gjendjes së rënduar.

Pavarësisht ndërhyrjes për të hequr fëmijën i cili gëzon shëndet të plotë, nëna nuk ka mundur që të qendrojë në jetë, për shkak të komplikacioneve që ka shfaqur pas infektimit.

Prej një muaji tashmë numri i infektimeve me Covid në vendin tonë është në nivele alarmante, ndërkohë që numri i personave që kanë humbur jetën zyrtarisht që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 1666.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco