Me shpejtësi të madhe/ Si ndodhi aksidenti ku humbi jetën i riu shqiptar

Me shpejtësi të madhe/ Si ndodhi aksidenti ku humbi jetën i riu shqiptar

12:00, 27/01/2021
A+ Aa A-

Një i ri shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor në afërsi të Riminit.

Matteo Skënderi, 19 vjeç, rezident në Misano Adriatico, humbi kontrollin e makinës së tij, Opel Corsa për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën po udhëtonte.

Siç shkruajnë mediat italiane, i riu u përplas me furgonin e punëtorëve të mirëmbajtjes së rrugëve, të cilët ishin duke hequr tabelat sinjalizuese të një kantieri të përfunduar.

Pas përplasjes me furgonin, Opeli i 19-vjeçarit u përplas me barrierat mbrojtëse të rrugës. Pati disa të plagosur nga ana e punëtorëve, njëri prej të cilëve shpëtoi duke përdorur një nga tabelat si mburojë.

Askush nuk është në rrezik jete, ndonëse u transportuan të gjithë në spital për çdo të papritur.

Ndërkohë, asgjë nuk mund të bëhej për 19-vjeçarin, zemra e të cilit kishte pushuar së rrahuri kur trupi i tij u nxor nga makina e shkatërruar.

Aksidenti shkaktoi një bllokim të gjatë të autostradës, për pasojë radhë të gjata automjetesh si edhe një përplasje tjetër.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco