Mediat italiane: Biznesmeni mund të jetë grabitur dhe vrarë në Pukë

Mediat italiane: Biznesmeni mund të jetë grabitur dhe vrarë në Pukë

09:44, 26/01/2021
A+ Aa A-

Mediat italiane raportojnë se një skenar i errët po shfaqet në lidhje me zhdukjen e biznesmenit italian, Davide Pecorelli.

La Nazione shkruan se ekziston mundësia që ai është grabitur dhe vrarë në zonën e Gjegjanit në Pukë.

Këto orë pritet një takim mes policisë shqiptare dhe asaj italiane për të diskutuar për fatin e italianit të zhdukur në fillim të vitit në zonën e Pukës. Ai kishte marrë një makinë me qira, një Skoda Fabia, e cila u gjet e shkrumbuar.

Policia shqiptare hodhi dyshime se djegia e makinës dhe vdekja e italianit mund të ketë qenë aksidentale.

Por ky skenar po humbet rëndësinë e tij. Gazeta italiane shkruan se italiani mund të jetë grabitur dhe vrarë. Kjo për shkak të disa lëvizjeve të dyshimta në zonën e Gjegjanit.

Edhe prokuroria italiane ka nisur hetimet për vrasje. Një grup ekspertësh- të koordinuar nga Interpoli, do vijnë në Shqipëri për të vazhduar hetimin.

Biznesmeni italian, i cili kishte pasur vështirësi financiare në vendin e tij, kishte ardhur në Shqipëri me shpresën për të zgjeruar biznesin. Ai po negocionte shitjen e disa pajisjeve për sallone bukurie, mes tyre edhe makineri të shtrenjta lazeri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco