U ekzekutua me breshëri kallashnikovi, i riu u vra për pazaret e drogës

U ekzekutua me breshëri kallashnikovi, i riu u vra për pazaret e drogës

11:22, 25/01/2021
A+ Aa A-

Detaje të reja zbulohen për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmë në Durrës ku 32-vjeçari Jetmir Begu, i njohur edhe si Ilir Kuçi, u ekzekutua me armë zjarri teksa po hypte në makinë.

Dyshohet se i riu është ndjekur nga autorët, të cilët kishin studiuar çdo lëvizje të tij, dhe mbrëmjen e djeshme e kanë qëlluar për vdekje me breshëri kallashnikovi në lagjen nr.16, ku banonte vjehrri i tij.

Mësohet se 32-vjeçari me origjinë nga Hasi jetonte në zonën e ish-Kënetës ndërsa pjesën më të madhe të kohës e kalonte në zonën ku u vra, në një lokal aty pranë.

Sipas detajeve të reja, dyshohet se ekzekutimi i Begut ka të bëjë me prishjen e pazareve të drogës, dhe në vitin 2011 ai ishte i dënuar për trafik të lëndëve narkotike në shtetin italian.

Gjithashtu, 32-vjeçari njihej si një person problematik në vendin tonë pasi ndaj tij ishin bërë disa denoncime për kërcënim me jetë. Deri më tani, policia ka shoqëruar në komisariat 20 persona që mund të hedhin dritë mbi zbardhjen e plotë të vrasjes së Jetmir Begut.

Përsa i përket vrasjes dhe njoftimit të policisë i cili tregonte se i riu është qëlluar në këmbë, mësohet se ai është vrarë me breshëri arme, madje sipas dëshmitarëve okularë ka pasur të shtëna të vazhdueshme.

Për shkak të shiut të madh dhe zonës periferike (lagjja nr.16), autorët janë larguar nëpër errësirë teksa Policia ende po bën krehjen e zonës.

Ende nuk ka të dhëna rreth autorit/ëve të vrasjes. Policia ka ngritur disa pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllimin identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

Ilir Kuçi, që u vra mbrëmjen e së dielës në Durrës ishte i martuar dhe baba i një djali. Në orën 17:20 i riu ka qenë pranë makinës së tij tip “Benz”, ndërkohë nga një tjetër makinë u zbraz ndaj tij një breshëri kallashnikovi.

Sakaq mendohet që tre persona të kenë qenë të pranishëm në atentat ku autori mendohet se ka qenl në sediljen e pasagjerit. Në vendin e ngjarjes përpos grupit. hetimor nga Tirana ka shkuar edhe drejtori i departamentit të policisë kriminale, Tonin Vocaj, ndërkohë hetimet vazhdojnë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco