Humb jetën pas një sëmundjeje të rëndë ish-drejtuesi i policisë

Humb jetën pas një sëmundjeje të rëndë ish-drejtuesi i policisë

17:26, 24/01/2021
A+ Aa A-

Është ndarë sot parakohe nga jeta, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, anëtari i SHPPL-2013, Arjan Kullakshi.

Njoftimin e jep Shoqata E Punonjësve Të Policisë Në Lirim – 2013, e cila i shpreh ngushëllimet familjes dhe miqve të të ndjerit.

 “Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të anëtarit të SHPPL-2013 Arjan Kullakshi.

Arjani pas një lufte të egër me sëmundjen e rëndë u nda sot para kohe nga jeta, duke lënë pas familjen, miqt por kishte ende shumë për ti dhënë Shoqatës dhe Policisë së Shtetit, i cili ka punuar në funksione të larta drejtuese gjithmonë me përkushtim, profesionalizëm dhe ndershmëri!

I shprehim ngushëllimet më të thella familjes, dy fëmijve për forcë e kurajo, miqve të tij si dhe organizatës.

Varrimi bëhet sot, e diel, ora 14:00, në Tufinë!

Shpirti i tij u prehtë në paqe!”,- shkruan shoqata në një postim në rrjete sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco