Goditi nënën e tij me dru, arrestohet 41-vjeçari në Bulqizë

Goditi nënën e tij me dru, arrestohet 41-vjeçari në Bulqizë

10:28, 24/01/2021
A+ Aa A-

Eshte arrestuar nga policia një 41 vjeçar në Bulqizë pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Shtetasi L. Xh., 41 vjeç,  banues në Gjoricë,  Bulqizë, në banesën e tij  është konfliktuar me nënën  duke e dhunuar e goditur në trup me një send të fortë (dru), shpjegon policia.

Gjatë kontrollit fizik në momentin e shoqërimit policia i ka gjetur në trup edhe dy thika.

Ja njoftimi:

Bulqizë

Ushtroi dhunë fizike ndaj nënës së tij, arrestohet në flagrancë nga Policia 41-vjeçari.

Gjatë kontrollit fizik në momentin e shoqërimit policia i gjeti në trup edhe dy thika.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë , menjëherë pas njoftimit të marrë se në një banesë djali po dhunonte nënën duke i rrezikuar jetën , menjëherë kanë shkuar në adrësën e dhënë duke bërë  neutralizimin dhe prangosjen e personit, i cili në momentin e kapjes nga policia, gjatë kontrollit fizk ju gjetën në trup edhe dy armë të ftohta thikë.

Në pëfundim të veprimeve  nga  specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestua në flagrancë shtetasi :

L. Xh., 41 vjeç,  banues në Gjoricë,  Bulqizë.

Ky shtetas në banesën e tij  është konfliktuar me nënën  duke e dhunuar e goditur në trup me një send të fortë (dru)  e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprat  penale  “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne24/01/2021 22:34

Ky duhet denuar me denimin kapital.Kur ky i ben kete gje nenes vet imagjinojeni cfare u ben te tjereve.Uroj ne burg Kapo kapllani me Melaminin ta marrin hakun e kesaj nene.

Shto koment

Denonco