Reshjet, shkëmbinjtë që bien nga mali vrasin 50 bagëti dhe bllokojnë rrugën në Selenicë

Reshjet, shkëmbinjtë që bien nga mali vrasin 50 bagëti dhe bllokojnë rrugën në Selenicë

12:14, 23/01/2021
A+ Aa A-

Shirat dhe moti i përkeqësuar në Vlorë në fshatin Bashaj të Selenicës  kanë rrëzuar një masiv shkëmbinjsh që ka bllokuar tërësisht rrugën.

Bëhet fjalë për rrugën midis fshatit Bashaj dhe fshatit Vërmik. Por masivi shkëmbor ka rënë edhe mbi një tufë bagëtish në stan, duke vrarë 50 kokë dhi e keca.

Në fshatin Bashaj kanë mbërritur forcat xhenjiere të ushtrisë dhe të ndihmuar nga punonjësit e shërbimeve të bashkisë së Selenicës, po punojnë për hapjen e rrugës.

Ndërkohë moti i përkeqësuar në Vlorë prej dy ditësh ka sjellë pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla të peshkimit, por jo të trageteve të linjës Vlorë - Brindizi dhe anasjelltas.

Deri në mesditë situata nga reshjet e shiut në qytet qe normale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco