FOTO/ ‘Fabrikë’ kanabisi në zemër të Anglisë, aroma e fortë shqetësoi banorët

FOTO/ ‘Fabrikë’ kanabisi në zemër të Anglisë, aroma e fortë shqetësoi banorët

16:55, 21/01/2021
A+ Aa A-

Pas raportimeve për aromën e fortë që lëshonte bima, policia e Londrës zbuloi dhe shkatërroi një fabrikë të madhe kanabisi në zemër të kryeqytetit britanik.

Forcat e rendit gjetën 826 rrënjë në bodrumin e një ndërtese të pabanuar në një rrugë në qendër të Londrës, që konsiderohet si distrikti më i rëndësishëm financiar ku gjendet edhe Banka e Anglisë, atraksioni i njohur Katedralja St.Paul dhe tregu Leadenhall.

Gjithashtu, përmban edhe ndërtesa të njohura historike dhe moderne, ndërsa konsiderohet epiqendra e lashtë e Londrës që daton nga periudha Romake.

Policia britanike njoftoi se është hera e parë që zbulon një fabrikë kanabisi në këtë zonë kaq të rezervuar të kryeqytetit, ndërsa sqaroi se bandat kriminale kanë përfituar nga ulja e vigjilencës për shkak të kufizimeve për të luftuar pandeminë koronavirus.

Aktiviteti ilegal u zbulua me 13 janar, ndërsa operacioni brenda ndërtesës u zhvillua ditën tjetër pas marrjes së mandatit policor.

Në operacion janë arrestuar dy persona, identiteti dhe kombësia e të cilëve nuk bëhet e ditur./ A2/ 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco