Sekuestrimi i 5 mln eurove/ Zbardhen detaje, del edhe emri i ...

Sekuestrimi i 5 mln eurove/ Zbardhen detaje, del edhe emri i ...

09:16, 21/01/2021
A+ Aa A-

Zbardhen të tjera detaje nga sekuestrimi i pasurisë prej 5 milionë eurosh të dy vëllezërve Marku.

Sipas dosjes hetimore që Syri TV disponon, Sokol Marku dhe vëllai i tij Elson Marku, nga viti 2008 deri në vitin 2015, kanë përfituar transferta në vlera monetare të larta nga disa vende të BE.

Aktiviteti i tyre kriminal duket se ka qenë i shtrirë në një numër të lartë të vendeve të Bashkimit Evropian. Sipas prokurorisë, këta persona jashtë vendit, janë hetuar dhe skeduar për një sërë veprash penale, si shpërndarje droge apo vjedhje.

Nga hetimi ka rezultuar se shtetas të huaj dhe shqiptarë, këta të fundit të afërt me dy vëllezërit, kanë bërë transferta nga Italia, Belgjika, Spanja, Suedia, Zvicra, Greqia dhe Franca. Vlerat monetare në pjesën më të madhe janë tërhequr kesh nga dy vëllezërit dhe më pas këto vlera janë kanalizuar dhe futur në treg me blerje tokash, makinash dhe hapje biznesesh.

Gjithashtu lidhje me këta persona ka rezultuar të ketë edhe Edmond Gecaj, në pronësi të cilit janë identifikuar 5 makina. Një personazh mjaft i njohur për autoritetet, i vënë në pranga dhe hetuar për gjobëvënie në Tiranë, ndërsa nga TIMS rezulton ka qenë në hetim për akuzën e mashtrimit.

Transfertat

Gjatë periudhës mars 2011 deri në mars 2015, Sokol Marku ka përfituar 30 transferta me vlerë totale 12.316 euro, nga shtetas të ndryshëm, ndër ta edhe të huaj, si dhe familjarë të tij, fonde që kryesisht janë transferuar nga Italia.

Gjatë përiudhës korrik 2014 deri në gusht 2015, ka dërguar 1.127 euro në favor të tre personave, të afërt të tij. Këto fonde janë transferuar nga Italia, Belgjika, Spanja dhe Suedia.

Ndërkohë, vëllai i Sokol Markut, Elson Marku, nga data 7 korrik deri në datën 14 korrik ka përfituar dy transferta, njëherë 1.633 franga zvicërane dhe një herë tjetër 48.235 franga. Këto vlera janë përfituar nga një studio ligjore.

Pas këtyre transfertave, Sokol Marku, ka tërhequr në 17 dhe 18 korrik njëherë 15 mijë franga zvicerane me arsyen shpenzime personale dhe 33.150 franga herën e dytë për shpenzime biznesi.

Babai i Sokol Markut, nga viti 2012 deri në 2014 ka përfituar 20 transferta që kapin vlerën e 52 mijë e 770 euro, vlera që janë tërhequr kesh.

Sokol Marku, përgjatë 2008 deri në 2010 ka përfituar nëpërmjet transfertave 16.850 euro. Ndërkohë nga periudha janar 2010 deri në gusht 2015 ka përfituat 37 transferta në vlerë totale 17.850 euro nga shtetas të ndryshëm. Këto vlera janë futur nga Italia, Zvicra, Greqia, Gjermania dhe Franca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco