Përplasi për vdekje 72-vjeçarin, arrestohet i riu në Durrës

Përplasi për vdekje 72-vjeçarin, arrestohet i riu në Durrës

08:41, 20/01/2021
A+ Aa A-

Një 27 vjeçar është arrestuar nga forcat e policisë pasi të martën e 19 janarit ka përplasur një motoçikletë pranë kryqëzimit të Mamurrasit. Konkretisht, i riu i arrestuar është shtetasi me inicialet A. A., 27 vjeç, banues në Tiranë, i cili një ditë më parë nën drejtimin e automjetin tip “Volksëagen”, ka përplasur një me motoçikletë tip “Fortuane”, me drejtues shtetasin P. P., 72 vjeç.

Sipas informacionit, bëhet e ditur se 72-vjeçari nuk mund tu mbijetonte plagëve të marra çka ka shkaktuar edhe vdekjen e tij.

Provat materiale janë dërguar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Informacioni Paraprak

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 19.01.2021, tek kryqëzimi i Mamurrasit, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, është përplasur me motoçikletën tip “Fortuane”, me drejtues shtetasin P. P., 72 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco