‘Eni donte të afronte njerëzit me Shqipërinë’/ Dedikimi prekës i partnerit për mjeken

‘Eni donte të afronte njerëzit me Shqipërinë’/ Dedikimi prekës i partnerit për mjeken

10:03, 19/01/2021
A+ Aa A-

Mjekja shqiptare, Eneida Doko, 34 vjeç, ndërroi jetë në Gjermani pas një aksidenti rrugor. Lajmin e bën të ditur gazeta gjermane BILD. Ajo po udhëtonte të enjten me Mercedesin e saj të ri GLA.

Për shkak se po nxitonte, ajo humbet kontrollin e mjetit, godet një ishull trafiku dhe përplaset me një shtyllë betoni me forcë. Sipas dëshmitarëve, makina e saj fluturoi në ajër dhe ra në një kanal.

Ekipet e emergjencës tentuan ta sjellin në jetën dhe ia dolën për disa minuta. Por në spital ajo ndërroi jetë.

Familjarët, miqtë dhe të njohurit e saj kanë mbetur pa fjalë.

Partneri i saj gjerman, Thorsten Wassermann, 48 vjeç, ka folur për BILD. Ai tha se ajo ishte një yll që shkëlqente dhe shpërndante lumturi kudo.

“Ajo ishte një yll që shkëlqente, shkëlqente dhe lëshonte lumturi dhe dashuri kudo”.

“Donim të martoheshim, të kishim fëmijë,” tha ai.

Eni u largua nga Shqipëria në vitin 2016 dhe pushtoi shumë zemra në Gjermani, shkruan gazeta BILD. Ajo ishte specializuar në psikiatri.

“Ajo ishte kolegia ime. Ajo ka ndihmuar shumë njerëz. Po shpërthente nga energjia e jetës,” shkruan Andreas T. në Facebook.

Partneri i saj tha se ajo fliste shumë mirë pesë gjuhë dhe kishte mësuar gjermanishten perfekt për një vit.

“Ajo fliste rrjedhshëm pesë gjuhë dhe mësoi gjermanisht në mënyrë të përsosur brenda një viti. Por ajo e kishte gjithmonë të rëndësishme që të afronte njerëzit më afër vendlindjes së saj: Shqipërisë, një vend ku familja ka rëndësi- kjo për njëri-tjetrin”.

Po hetohet për shkaqet e aksidentit, nëse ishte fajtor rruga e ngrirë apo shpejtësia e lartë. Ose të dyja.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco