Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Aksidenti i frikshëm te RTSH/ Ja kush është shoferi i BMW-së që shkaktoi përplasjen dhe jeta luksoze që bën

Aksidenti i frikshëm te RTSH/ Ja kush është shoferi i BMW-së që shkaktoi përplasjen dhe jeta luksoze që bën

19:37, 16/01/2021
A+ Aa A-

Dy automjete u përfshinë në një aksident pranë Ambasadës Italiane të enjten e 14 janarit, në Tiranë ku shkak ishte shpejtësia e lartë dhe mos respektimi i rregullave rrugore.

Nga videot që u publikuan në rrjetet sociale përtej aksidentit fatal, për fat dy kalimtarë shpëtuan pa asnjë lëndim teksa po kalonin vijat e bardha pranë rrugës ku ndodhi dhe aksidenti.

Aksidenti u shkaktua nga një makinë e tipit BMW, version 750 LI, e cila me një shpejtësi mbi 150 km/orë hyri me të kuqe dhe përplasi një makinë Skoda. Kjo e fundit po vinte nga rruga e Liceut Artistik në drejtim të Kryeministrisë.

Shoferi i BMW-së që shkaktoi aksidentin ishte i riu Stiverjan Dashi, ku në rrjetet sociale shihet dëshira e tij për makina të shpejta. Para aksidentit të rëndë, i riu ka postuar disa foto në rrjetet sociale, ku shfaqet para makinës së tij luksoze. Nga postimet nëpër rrjetet sociale I riu shihet se bën një jetë luksoze, ku pushimet i kalon në Dubai dhe Mykonos.  Nga fotot shihet se ai është edhe një frekuentues i kazinove.

Nuk dihet pse ngjarja u tentua të mbahej e fshehtë nga Policia, ku rallëherë nuk u bën publike as rrethanat e aksidentit dhe as drejtuesi i automjetit BMW që po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara në mes të Tiranës.

Mbetet për tu parë se çfarë mase është marrë ndaj drejtuesit të mjetit, të riut Stiverjan Dashi që për pak desh gjakosi rrugët e kryeqytetit nga shpejtësia e makinës.

Fatmirësisht nga ky aksident shpëtuan dy qytetarët, por edhe të aksidentuarit të cilët patën dëmtimet të lehta edhe pse goditja ishte e frikshme. Qytetari që drejtonte Skodën, quhej Dritan Telhaj. Ai hyri me semafor jeshil, duke respektuar rregullave të qarkullimit, ndërkohë që edhe dy qytetarët po kalonin vizat e bardha./ Faxweb/ 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco