Shtohet numri i të infektuarëve në Berat, të prekur edhe nxënës

Shtohet numri i të infektuarëve në Berat, të prekur edhe nxënës

11:45, 15/01/2021
A+ Aa A-

Rastet e të prekurve me Covid-19 po rriten nga dita në ditë dhe vatra të reja infektimesh po shfaqen në shumë institucione vendore.

42 ishte numri i infektimeve të raportuara në të gjithë qarkun e Beratit, ku mes të prekurve në institucione janë konfirmuar të infektuar edhe në shkolla.

Te prekur me Covid-19 janë konfirmuar edhe në Qendrën Rezidenciale “Lira”, ku janë të akomoduar fëmijë me aftësi ndryshe dhe fëmijë të braktisur.

Infektimi i drejtoreshës së kësaj qendre ka shtuar frikën dhe panikun mes gjithë stafit të edukatoreve, kujdestareve dhe fëmijëve rezidencialë.

Edhe në disa institucione vendore ka pasur të infektuar me Covid-19.

2 punonjëse në drejtorinë arsimore në bashkinë Berat kanë rezultuar “pozitivë” me koronavirus, ndërkohë edhe në një nga marketet e qytetit, 2 punonjëse janë konfirmuar “pozitivë” me Covid-19.

Vatra të reja infektimesh janë shfaqur edhe në shkolla. 1 nxënës në gjimnazin “Muhamerr Janina” në Urë-Vajgurore dhe 2 nxënës në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori” në Berat janë konfirmuar “pozitivë” me koronavirus.

E ndërsa shifrat e të prekurve gjatë vitit 2021 kanë njohur rritje nga dita në ditë, numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka shkuar në 827.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco