Spitali i Vlorës i pushtuar nga Covid/ Ja sa mjekë dhe infermierë janë infektuar

Spitali i Vlorës i pushtuar nga Covid/ Ja sa mjekë dhe infermierë janë infektuar

11:26, 15/01/2021
A+ Aa A-

Shtimi i rasteve të  infektimeve në vend është ndjerë edhe në qytetin e Vlorës. Në Spitalin rajonal sipas informacioneve të fundit ka një numër të shtuar të mjekëve të inferemerëve të infektuar.

3 mjekë ( kirurg dhe anestezist ), 6 infermierë dhe një sanitare e sallës së kirurgjisë së Spitalit Rajonal të Vlorës janë testuar dhe kanë rezultuar pozitiv më coronavirus këtë mëngjes.

Sipas burimeve pjesa tjetër e stafit nuk i është nënshtruar testimit edhe pse ka mes tyre staf i cili ka shfaqur simptoma. 

Pavarësisht kësaj situate, ende nuk ka asnjë vendim për bllokimin e ndërhyrjeve kirurgjikale të urgjencës. 

Risku i infektimit masiv të personeli është shumë i lartë,  ndërkohë puna ende vijon në këtë repart.

Në spitalin Rajonal të Vlorës, në katin e katërt edhe pse nuk është spital Covid- 19 , rezulton se ka të shtruar pacient më coronavirus që trajtohen. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco