EMRI-FOTO/ Shqiptari u kap me 10 mijë pound drogë në valixhe, gjykata merret vendimin

EMRI-FOTO/ Shqiptari u kap me 10 mijë pound drogë në valixhe, gjykata merret vendimin

18:20, 13/01/2021
A+ Aa A-

Një shqiptar është dënuar me tetë vjet e katër muaj burg pasi akzuohet si furnizuesi i drogës për një bandë me bazë në Glouceste, Angli. Dënimi vjen pas një hetimi nga Njësia e Krimit të Rëndë dhe të Organizuar (SOCU) e Gloucestershire Constabulary.

Eris Hoti, 33 vjeç, i cili jetonte në Londër, u arrestua në Aeroportin e Luton në 18 Gusht 2020, ndërsa po largohej për t’u kthyer në Shqipëri. Ai u gjet me 10,000 paund në valixhen e tij dhe më pas u akuzua për komplot me qëllim furnizimin me kokainë dhe posedim të pasurisë kriminale.

Ai u shpall fajtor për të dy akuzat në një seancë gjyqësor në tetor. Ata që ishin të përfshirë në grupin e krimit të organizuar për të cilin Hoti furnizonte drogë ishin Andreë Venna dhe Mattheë Cornëall nga Gloucester, Granit Nanushi dhe Orsid Cela që të dy ishin nga Londra, Aaron Baker, Daniel Payne, James Daëkins, Paul Reeves dhe Ryan Reese nga Stroud, si dhe Leroy Slater dhe Edëard Bell nga Gloucester.

Ata u burgosën për një total të kombinuar prej 69 vitesh në maj 2019 pas një hetimi kompleks. Zëdhënësi i policisë, Daniel Neë, nga Njësia e Krimit të Rëndë dhe të Organizuar, tha: “Eris Hoti u dënua për pjesën e tij në një grup të organizuar kriminal që vepronte nga Londra. Ai ishte në gjendje të furnizonte sasi të mëdha kokaine për Andreë Venna dhe të tjerët brenda Gloucestershire.”

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco