Babai shqiptar u vra duke mbrojtur të birin/ Detaje nga krimi

Babai shqiptar u vra duke mbrojtur të birin/ Detaje nga krimi

10:10, 12/01/2021
A+ Aa A-

Zbardhen të tjera detaje nga krimi që tronditi Greqinë një ditë më parë.

Forcat speciale janë duke kërkuar një makinë Opel ngjyrë gri, me të cilën autorët janë arratisur nga vendi i krimit.

Sipas medieve greke, autorët e krimit nuk mendohet se kishin shkuar në vendin e ngjarjes për të kryer vrasje.

Burimet thonë se nëse do të ishte kështu, ata nuk do të kishin zgjedhur atë vend dhe atë orar.

Por sherri mes palëve ka precipituar shumë shpejt dhe një person ka mbetur i vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur.

Viktima është babai i një prej të rinjve të përfshirë në sherr. Ai u kishte dalë përpara plumbave për të mbrojtur të birin, por humbi jetën në vendin e ngjarjes. Viktima dhe i biri janë shqiptarë. Po ashtu edhe autorët e krimit mendohet se janë shqiptarë.

Mes të plagosurve është edhe një grua që nuk mendohet se ka lidhje me ngjarjen e rëndë.

Më herët mediat greke kanë raportuar se ngjarja ka lidhje me botën e trafikut të drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco