SPAK merr në mbrojtje avokatin e të penduarit që zbardhi vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut

SPAK merr në mbrojtje avokatin e të penduarit që zbardhi vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut

08:45, 07/01/2021
A+ Aa A-

Avokati Arben. P, i caktuar kryesisht nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), për të mbrojtur interesat ligjore të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi, është vënë në ruajtje nga Policia e Shtetit.

Efektivë të skuadrës operacionale mësohet se kanë marë në mbrojtje avokatin Arben.P, mbrojtje e cila ka ardhur si pasojë e pranisë së tij si avokat në seancat e pyetjes së Luftar Reçit, i cili ka treguar dy vrasje të ndodhura në vitin 2005 të Klodian Saliut dhe Vajdin Lamaj.

Avokati, Arben.P, është në dijeni të plotë rreth asaj çfarë ka treguar Luftar Reçi tek prokurorët e SPAK, dhe për pasojë për të shmangur çdo kontakt të papërshtatshëm të tij me palët e interesuara dhe të procedura, është parë e arsyeshme që Arben.P, të merret në mbrojtje.

Rezulton se Arben.P, ka udhëtuar së bashku me prokurorët në burgun e Drenovës, aty ku vuante dënimin me 24 vite burgim, Luftar Reçi. Pikërisht në këtë burg është marrë për herë të parë në pyetje Luftar Reçi, duke u pasur më pas dhe me pyetjen e dy herëve të tjera, shkruan ora news.

Në të treja seancat e marjes në pyetje të këtij bashkëpunëtori të drejtësisë ka asistuar avokati i zgjedhur kryesisht Arben.P, i cili tashmë mbahet në mbrojtje nga efektivë të skuadrës operacionale. Arrestimi i Plaurent Dervishaj, Emiljano Shullazit, Viktor Ymerit, Indrit Rusit, Indrit Taullait dhe shpalljes në kërkim të Lulzim Berishës, është për momentin një nga goditjet më të forta që ka bërë Prokuroria e Posaçme (SPAK). I vetmi që ende nuk është arrestuar deri në këtë fazë, është Lulzim Berisha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco