U zunë në një ndeshje futbolli, 25 vjeçari tregon sherrin me autorin që e qëlloi me armë

U zunë në një ndeshje futbolli, 25 vjeçari tregon sherrin me autorin që e qëlloi me armë

12:48, 06/01/2021
A+ Aa A-

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Lezhë, ku një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti.

Autori i shpallur në kërkim ka qëlluar në drejtim të një makine me drejtues Eduart Pica 25 vjeç.

Burimet bëjnë me dije se Pica ka deklaruar në polici se me autorin ka pasur një konflikt për një ndeshje minifutbolli.

“Me autorin jam zënë teksa po luanim një ndeshje minifutbolli”, ka thënë 25 vjeçari.

Ndërkohë po punohet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes, pasi fillimisht u dyshua se kjo ishte një ngjarje që kishte të bënte me një aksident të ndodhur tre vite më parë ku ishte i përfshirë 25 vjeçari dhe si pasojë kishin humbur jetën 2 persona.

Njoftimi:

Lezhë

Policia e Lezhës zbardhi dhe dokumentoi në kohë rekord ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku qëlluan me armë zjarri në drejtim të mjetit që drejtohej nga shtetasi E. P.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe mjetin tip "Benz", me të cilin ka lëvizur autori.

Policia e Lezhës, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur në lagjen "Nënë Tereza", Lezhë, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta bëri të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit E. Sh., banues në Lezhë.

Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin E. P.

Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, veprime të mëtejshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco