Nuk dihet identiteti/ Detaje të reja nga personi që u gjet i therur në Himarë, asnjë prej policëve...

Nuk dihet identiteti/ Detaje të reja nga personi që u gjet i therur në Himarë, asnjë prej policëve...

14:09, 22/12/2020
A+ Aa A-

Mësohen detaje të reja nga personi që u gjet në gjendje të rëndë mesditën e djeshme në një rrugë pranë Qafës së Vishës në Himarë. Burime bëjnë me dije se policia ende nuk ka djeni për identitetin e personit të gjetur të therur në fyt, i cili u transportua për në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë për jetën.

Pritet rikuperimi i personit me qëllim marrja e dëshmisë së tij për zbardhjen e ngjarjes, e cila është e mbuluar me mister. Burime nga policia bëjnë me dije se ende nuk ka ardhur dikush në polici të interesohet dhe personi në fjalë nuk ka patur asnjë mjet identifikimi me vete, në momentin që është gjetur nga kalimtarët.

Nuk dihet ende nëse ka patur një sherr të çastit, pasi nuk faktohet nga dëshmitë por mendohet që edhe të jetë hedhur aty nga persona të paidentifikuar. Gjithsesi pika kyçe për zbardhjen e ngjarjes është dëshmia e vetë të dëmtuarit.

Në Himarë personi nuk rezulton i njohur, mendohet të jetë i ardhur, ose dikush e ka hedhur në rrugë pasi e ka dëmtuar. Askush nga policët e zonave nuk rezulton ta njohë personin që mbeti i plagosur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco