Vrasja e policit/ Lihet në burg Sherrniku, avokati: Vendim i gabuar

Vrasja e policit/ Lihet në burg Sherrniku, avokati: Vendim i gabuar

11:17, 22/12/2020
A+ Aa A-

Një prej të dyshuarve për vrasjen e efektivit të policisë Xhulio Prelës, Nikollë Sherrniku është lënë në burg. Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Sherrnikun.

Avokati i Sherrnikut deklaroi se vendimi i marrë nga gjykata është i pambështetur në prova.

“Gjykata ka marrë një vendim të gabuar. Ky vendim nuk është mbështetur në prova. I dyshuari është i pafajshëm”, ka thënë avokati.

Sipas avokatit të Sherrnikut, klienti i tij, ditën e vrasjes së Prelës ka qenë duke festuar ditëlindjen. Ai ka shtuar se emrat e tjerë të dyshuar për vrasjen e policit nuk kanë lidhje me klientin e tij.

Xhulio Prela sipas prokurorisë së Lezhës u vra pas një debati të çastit për dritat e gjata të makinës.

Autorët janë konfliktuar. Sipas këtyre burimeve, autori i dyshuar kryesor për ngjarjen kishte dalë për gjah natën e krimit, më 5 dhjetor dhe është filmuar nga kamera e një karburanti kur ka furnizuar makinën 3 minuta para ngjarjes. Në pamjet e kamerave të sigurisë, autori rezulton i veshur me rroba ushtarake.

Përveç Sherrnikut, për ngjarjen e rëndë është shpallur në kërkim dhe një person tjetër, Brilant Martinaj i dyshuar si bashkëautor në vrasjen e 26-vjeçarit në aksin rrugor Lezhë-Milot në zonën e Gajushit.

Efektivi i FNSH-së, Xhulio Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor me një plumb në gjoks teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë. 26-vjeçari është nisur nga Tirana për në aeroportin e Rinasit në orën 01:00 të natës për të marrë një mikun e tij e për ta dërguar drejt fshatit Kosmaç në Shkodër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco