Çifti shqiptar u gjend i copëtuar në valixhe, ja dyshimet e para

Çifti shqiptar u gjend i copëtuar në valixhe, ja dyshimet e para

20:13, 15/12/2020
A+ Aa A-

Dy kufoma të copëtuara dhe të futura në tre valixhe janë gjetur në Firence të Italisë. Ata janë gjendur në aksin Firence -Piza-Livorno, pranë burgut të Soliçianos.

Autoritetet italiane kanë dyshime se trupat mund t’i përkasin një çifti shqiptarësh nga Vlora, që janë zhdukur që prej vitit 2015.

Shpëtim dhe Teuta Pasho shkonin çdo tre muaj në Vlorë dhe më pas ktheheshin në Itali. Ata shkuan në 2015 për disa kontrolle mjekësore. Më 1 nëntor, Teuta ka folur me motrën, por më 2 nëntor, ata s’u përgjigjën më në telefon.

Raportohet se ata kanë pasur debate me të dashurën e djalit, por s’kanë më të dhëna për ta.

Sipas disa raportimeve, më 2 nëntor 2015, vajza mori një telefonatë nga një numër anonim në të cilën nëna e saj i tha se nuk donte t’i përgjigjej askujt. Që atëherë, asnjë lajm.

Ishte vajza e saj, Dorina ajo që ngriti alarmin për zhdukjen e tyre duke e transmetuar rastin edhe në media.

Një tjetër detaj që duket se nuk u ka shpëtuar hetuesve ka të bëjë me djalin e çiftit. Në kohën e zhdukjes së tyre, ai u arrestua për vepra që lidhen me drogën.

Hetuesit janë duke shqyrtuar të gjitha tezat për vrasje të mundshme. Ata dyshojnë se kufomat mund të jenë hedhur aty nga një makinë, ose ekzekutimi mund të jetë bërë në vend. Burri është vrarë në mënyrë mizore, i gjetur nga autoritetet me plagë në fyt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco