Momentet e fundit të policit të ekzekutuar/ Ku ndodhej përpara se të përplasej me autorët

Momentet e fundit të policit të ekzekutuar/ Ku ndodhej përpara se të përplasej me autorët

12:08, 06/12/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje që do të vazhdojë të trondisë deri në momentin që autorët do të vihen përpara drejtësië është ajo e efektivit të ekzekutuar mëngjesin e së shtunës, Xhulio Prela. Por cila ishte lëvizja e tij e fundit përpara se të ekzekutohej dhe kush e nxorri në pritë si edhe motivet që i çuan autorët drejt ekzekutimit. Sipas dinamikës së ngjarjes, efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës, Xhulio Prela, po kthehej nga Hajmeli i Shkodrës para se të ekzekutohej.

Ai mësohet se kishte dërguar një mik të vëllait të tij në Hajmel i cili kishte ardhur nga Anglia përmes aeroportit të Rinasit pak minuta pas mesnate.

Pasi është ndarë me mikun e tij Prela është nisur drejt Tiranës, por vetëm pak metra rrugë dhe një telefonatë e ka kthyer drejt fshatit Gajushë, ku edhe u gjet i pajetë, i ekzekutuar.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco