Pistat ku po heton policia, dyshimet që konfliktin me disa të rinj

Pistat ku po heton policia, dyshimet që konfliktin me disa të rinj

16:43, 05/12/2020
A+ Aa A-

Ekzekutimi i efektivit të Policisë, Xhuklio Prela mëngjesin e sotëm, ka tronditur edhe njëherë mbarë opinionin publik, duke treguar edhe njëherë se dora e krimit nuk kursen as forcat e rendit. Deri më tani për këtë ngjarje janë shoqëruar, 15 persona të dyshuar në lidhje me ekzekutimin e efektivit të FNSH-së së Shkodrës.

Ajo që është e paqartë është se çfarë po bënte në orën 3.00 të mëngjesit, koha kur është qëlluar, efektivi i policisë.

Prela është gjendur me një plumb në gjoks në makinën e tij në fshatin Gajush dhe dyshimet e para lidhen me një konflikt që ka patur dy vjet më parë në zonën e Lezhës.

Konflikt që lidhet me shoqërimin në polici të disa të rinjve pas një operacioni të policisë.

Pista e dytë lidhet me një grabitje që mund të jetë organizuar ndaj tij, por sipas bluve ky mbetet një version i dobët pasi ka të dhëna që autorët e kanë ndjekur Prelën prej disa kohësh.

Në vendngjarje, policia ka gjetur 3 gëzhoja pistolete. Dy nga të cilët kanë goditur makinën e Prelës, ku vetëm njëri prej tyre e ka prekur në gjoks duke i marrë edhe jetën.

Sipas dinamikës së ngjarjes, Prela është gjetur disa dhjetra metra larg vendit ku është qëlluar, çka hedh dyshime se ai ka tentuar të largohet prej autorëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco