OFL i çon formularin/ E ëma e të riut: Ai nuk ka lekë as për bukë

OFL i çon formularin/ E ëma e të riut: Ai nuk ka lekë as për bukë

12:18, 03/12/2020
A+ Aa A-

Tani nuk ka më asnjë dyshim se OFL ishte dhe mbetet një dështim spektakolar. Një denoncim i pazakontë ka mbërritur në redaksinë e Fax News këtë të enjte nga nëna e një 30-vjeçari nga Durrësi. Shpresa Ferizi thotë se djalit të saj, Elton Ferizi, i ka mbërritur kërkesa nga Operacioni Forca e Ligjit për të deklaruar pasurinë për 48 orë.

Ajo pretendon se djali jeton në një banesë të dëmtuar nga tërmeti dhe nuk ka para as për biletë për të ardhur në Tiranë që të plotësojë formularin. Nëna e Elton Ferizit kërkon OFL-së që të paktën t'i mundësojë të riut paratë e biletës nga Durrësi në Tiranë sepse nuk ka para.

E pyetur nëse djali i saj ka precedent penal, Shpresa Ferizi tregon se në 2011 është dënuar me një vit burg pas një denoncimi të bërë prej saj për konsumimin e lëndëve narkotike.

Vetë Elton Ferizi, i kontaktuar nga Fax News, deklaroi se deri në momentin që të plotësojë formularin e vetëdeklarimit të pasurisë dhe mbylljes së procesit në tërësi, nuk mund të shprehet publikisht pasi ka frikë se mund të kompromentojë procesin.

“Djali nuk ka para as për të paguar biletën për në Tiranë, Eltoni jeton në një banesë të dëmtuar nga tërmeti, në shtëpinë time, nuk ka banesë të tijën. Në 2011 e denoncova djalin, konsumonte hashash, e denoncova për të hequr varësinë e tij nga narkotikët. Djali nuk përdor më as drogë, as alkool, OFL të kapë të fortët. I dërgoj çdo muaj para nga Italia djalit se është pa punë”, është shprehur Shpresa Ferizi.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që OFL akuzohet se nuk merret me kriminelët e vërtetë në vend, dhe se gjithë kjo strukturë e ngritur ka rezultuar një fiasko, që jo vetëm nuk ka dhënë rezultatet e pritshme, por po kthehet edhe qesharake në sytë e publikut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco