Dhunonte dhe kanosi me thikë bashkëshorten, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

Dhunonte dhe kanosi me thikë bashkëshorten, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

10:06, 29/11/2020
A+ Aa A-

Një 43-vjeçar në Vlorë është vënë në pranga pasi ka dhunuar në mënyrë të përsëritur bashkëshorten e tij. Njoftohet se Y. D., po ashtu, e ka kërcënuar të shoqen me thikë, më 28 nëntor.

Gjithashtu, Policia Vlorë bën të ditur se në pranga është vënë edhe një 18-vjeçar që ka qenë duke lëvizur me motor, pa pasur një leje drejtimi.

Ja njoftimi:

Vlorë

Kanosi me mjet të mprehtë dhe ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes vihet në pranga 43-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin Y. D., 43 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi në datë 28.11.2020, ka kanosur me mjet të mprehtë thikë si dhe ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco