VIDEO/ Si u shkrumbua makina e shefit të Policisë në Vlorë

VIDEO/ Si u shkrumbua makina e shefit të Policisë në Vlorë

10:37, 28/11/2020
A+ Aa A-

Automjeti i shefit të Policisë së paraburgimit në Vlorë është shkrumbuar nga flakët orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 në lagjen “Hajrro Cakërri”, shumë pranë banesës së shefit të Policisë. Automjeti tip “Nissan Micra”, me targa “AA 091 NB”, ishte i parkuar pak metra larg banesës së Feim Alisinanit, ndërsa mjeti është shkrumbuar totalisht.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë Policia dhe forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur edhe shuarjen e flakëve. Në automjet ishte hedhur një sasi lëndë djegëse benzinë, ndërsa ngjarja është qëllimshme. Sipas Policisë, nga kamerat e sigurisë në zonë shihen dy persona, të cilët mbërrijnë pranë automjetit, vëzhgojnë fillimisht zonën, ndërsa më pas thyejnë xhamin e krahut të shoferit dhe hedhin lëndën djegëse në brendësi të tij.

Në një moment të dy autorët kanë rrezikuar dhe të pësojnë dëmtime, ndërsa menjëherë pas marrjes flakë të automjetit janë larguar nga e njëjta rruga nga ku erdhën, nga varrezat e dëshmorëve, zonë e cila nuk ka ndriçim. Vetëm dy-tri minuta pas marrjes flakë të automjetit mbërrin edhe Policia, e cila ishte duke patrulluar në zonë.

Pavarësisht kontrollit të ushtruar në zonë menjëherë pas ngjarjes, nuk është arritur të kapet ndonjë prej personave të dyshuar. Për zbardhjen e kësaj ngjarje, Policia e Vlorës po heton ndonjë konflikt që pronari i makinës mund të ketë pasur në punë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco