Arrestohen në Bulqizë me automatikë dhe shotgun, djemtë nga Tirana Armët që iu gjetën nga Policia

Arrestohen në Bulqizë me automatikë dhe shotgun, djemtë nga Tirana

10:17, 28/11/2020
A+ Aa A-

Tre të rinj janë arrestuar në Bulqizë, njeri vendas dhe dy të tjerat ardhur nga Tirana tek shoku i tyre. Policia i ka gjurmuar dhe gjatë kontrollit të makinës me të cilën po lëviznin nëpër qytet, u ka gjetur të fshehur brenda mjetit, dy armë zjarri dhe fishëkë.

Policia e Bulqizës njoftoi për hollësitë e këtij operacioni:

Në zbatim të planit për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca kriminale, ka arrestuar D.F, 20 vjeç, banues në Bulqizë në vendin e quajtur Sektori Dushaj, ku ai po qarkullonte me makinë me dy shokë të tij nga Tirana.

Nga kontrolli i makinës u gjetën të fshehur një automatik, një shotgun dhe 30 fishekë, të cilët u sekuestruan.

Në përfundim u bë arrestimi i D. F për dy akuza: "Mbajtja pa leje e armëve luftarake" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë" si edhe dy shokët e tij nga Tirana, S.H, 24 vjeç dhe A.Ç, 25 vjeç për "Moskallëzim të krimit".

Strukturat hetimore të DVP Dibër, në bashkëpunim me  Prokurorinë Dibër, vijojnë hetimet për zbardhjen e veprimeve që do të kryenin këta persona që u kapën duke qarkulluar me armë zjarri.

Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco