Zbardhet vrasja në Bulqizë/ I riu u qëllua me Kallashnikov, shoku u mundua të fshehë armën

Zbardhet vrasja në Bulqizë/ I riu u qëllua me Kallashnikov, shoku u mundua të fshehë armën

16:29, 27/11/2020
A+ Aa A-

Është zbardhur ngjarja e ndodhur në Bulqizë ditën e sotme ku një person humbi jetën në spital pasi u qëllua me armë zjarri në gjueti.

Sipas policisë në ngjarjen e ndodhur në Bulqizë, viktima është qëlluar me një armë automatike.

Policia ka mundur të gjejë armën e krimit tip kallashnikov.

Në gjueti kanë patur një armë gjahu dhe një kallashnikov. Më pas autori i ngjarjes ka dashur të fshehë autorësinë duke pretenduar se i kanë qëlluar.

Autori kishte fshehur armën tip kallashnikov me të cilën ka qëlluar aksidentalisht shokun e tij.

Të dy të rinjtë ishin shokë të ngushtë dhe kishin dalë edhe herë të tjera për gjueti bashkë.

Mes njëri-tjetrit mësohet se nuk kanë patur mosmarrëveshje, si dhe nuk kanë patur probleme me persona të tretë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco