Covid jashtë kontrollit/ 18 të vdekur e 645 raste të reja në 24 orë

Covid jashtë kontrollit/ 18 të vdekur e 645 raste të reja në 24 orë

16:08, 27/11/2020
A+ Aa A-

Situata e koronavirusit në vend është jashtë kontrollit dhe qeveria nuk po bën asgjë për të minimizuar pasojat e rënda të Covid.

Gjatë ditës së sotme fatkeqësisht kanë humbur jetën 18 qytetarë, 8 prej të cilëve janë nga Tirana.

Ndërkaq janë edhe 645 raste të reja në 24 orët e fundit, ku sërish numri më i lartë është në Tiranë me 272 raste.

Gjithashtu ditët e fundit ka rënë edhe numri i testimeve ku sot janë bërë 2201 tamponë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2.201 testime, 403 të shëruar, 645 raste të reja dhe 18 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve që gjatë ditëve të festave të nëntorit të shmangin grumbullimet masive me më shumë se 10 vetë, të shmangin kontaktet jashtë rrethit familjar, për të kufizuar në maksimum përhapjen e infeksionit. Patrioti është kush respekton rregullat për ruajtjen e distancimit fizik, mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën.

Ju informojmë për situatën e covid19 në 24 orët e fundit në vend.

Janë kryer 2.201 testime, prej të cilave 423 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 645 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

272 raste në Tiranë, 56 në Durrës, 51 në Fier, 48 në Korçë, 30 në Kuçovë, 20 në Mat, 19 në Pogradec, 16 në Vlorë, 15 në Kolonjë, 14 në Elbasan, 13 në Krujë, nga 12 raste në Tepelenë, Dibër, nga 10 raste në Has, Sarandë, nga 8 raste në Devoll, Peqin, nga 6 raste në Mallakastër, Delvinë, Skrapar, 4 në Berat, 3 në Tropojë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Lezhë, Malësi e Madhe.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 403 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.755 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 25 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 18 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

8 qytetar nga Tirana, 3 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetare nga Lezha, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetare nga Berati, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri të moshave 56 vjeç deri në 82 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

U drejtohemi me një një apel për të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat, duke mbajtur maskën, duke shmangur grumbullimet, duke ruajtur distancën dhe higjienën.

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (27 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                 645

Të shëruar ne 24 orë             403

Të shtruar në spitale               463

Humbje jete në 24 orë            18

Testime ditore                                    2.201

Testime totale              184.217

Raste pozitive               36.245

Raste të shëruara        17.755

Raste Aktive                 17.719

Humbje jete                 771

 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  9061

Fier      1347

Durrës             1339

Korçë   1006

Vlorë   858

Shkodër 855

Elbasan 825

Lezhë   739

Berat   554

Gjirokastër 545

Kukës   399

Dibër   191

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco