‘Fitove 3.6 mln euro nga unë’/ Prostituta shqiptare padit tutorin

‘Fitove 3.6 mln euro nga unë’/ Prostituta shqiptare padit tutorin

12:32, 26/11/2020
A+ Aa A-

Një prostitutë shqiptare në Belgjikë ka vendosur të padisë tutorin e saj shqiptar, duke i kërkuar atij 3.6 milionë euro dëmshpërblim.

Sipas medieve belge, ajo e akuzon shqiptarin se e ka shfrytëzuar për 11 vite me radhë dhe në kurrizin e saj ka blerë prona në Shqipëri e Belgjikë, madje edhe një hotel.

Të dy u njohën në Shqipëri kur ajo ishte akoma studente. Në vitin 2000 e ndoqi nga pas për në Antverp. Tre muaj më vonë u martua me dikë thjesht për letrat.

Viktima nisi të punonte në një bar. Ajo mendoi se do shërbente vetëm birra, por klientët kishin pritshmëri të tjera. Tutori e bindi që të bënte seks për të rikuperuar kostot e udhëtimit. Kur ajo deshi të ndalonte, ai e kërcënoi se do e vriste në copa.

Më pas ajo u bë prostitutë vitrinash në Antverp. Gjatë kësaj kohe ajo lindi një fëmijë me të. Sipas avokatit, ai e përdori fëmijën si presion ndaj saj.

Por kur ajo zbuloi se ai kishte edhe një lidhje tjetër, vendosi të ndahej përfundimisht. Një detaj interesant: fëmija e saj lindi në atë ditë me fëmijën e gruas me të cilën ishte i lidhur ai.

Tutori i saj i hedh poshtë akuzat dhe thotë se ajo vazhdoi të prostituonte edhe kur ai u largua.

Por ajo i ka bërë llogaritë për 121 muajt kur është shfrytëzuar, duke përllogaritur një mesatare fitimesh prej 30 mijë eurosh në muaj. Tani kërkon 3.630.000 euro dëmshpërblim prej tij.

Vendimi jepet më 22 dhjetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco