Humb jetën nga Covid-i, babai i Myftiut të Shkodrës

Humb jetën nga Covid-i, babai i Myftiut të Shkodrës

13:19, 23/11/2020
A+ Aa A-

Bardhyl Sytari, babai i Myftiut të Shkodrës, Muhamed B. Sytari nuk ka mundur të fitojë betejën me koronavirusin.

Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë Myftiu Sytari, i cili ndodhet edhe ai i shtruar për shkak të C Covid-19.

Babai i Muhambed B. Sytarit ishte shtruar në Turqi, ku prej ditësh ndodhet edhe Myftiu i shtruar për Covid.

Mesazhi i Myftiut të Shkodrës, Muhamed B. Sytari:

Të Allahut jemi, tek Ai do të kthehemi!

Baba jonë i shtrenjtë, Haxhi Bardhyl Sytari, sapo e dorëzoi shpirtin e tij!

Ju lutem ta kujtoni me dua!

Allahu jua shpërbleftë me të mira!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco