KUJDES: PAMJE SHQETESUESE
Janë pamje të rënda ato që vijnë nga morgu i Tiranës, menjëherë pas akuzave të ngritura nga kreu i opozitës Lulzim Basha, për fshehje të të vdekurve me Covid-19.
Siç shikohet edhe në pamjet ekskluzive të siguruara nga Syri.net, trupat e mbështjellë janë vendosur në tokë, pasi nuk ka më vend.
Kujtojmë që në fillim të pandemisë, kryeministri Edi Rama na terrorizonte me pamjet e Bergamos në morg, situata i ka dalë jashtë kontrolli në Shqipëri kur kishte 9 muaj kohë të merrte masa
Ndërkohë që morgu presupozohet që duhet të ketë dhoma frigoriferike për të vdekurit.
Sot u raportuan 15 viktima, ndërkohë që burime thonë se vetëm në Sanatorium janë regjistruar 18 vdekje.
© SYRI.net
Turp për këto palaço që qeverisin. A ka prokurori ai ven atje mër plak po nuk i vje rëndë atyre maskarenjve. Turp Turp Turp????????????
Ku eshte spaku dear Kim ? Kur do hetoje kete krim monstruoz ? Apo kmdroga eshte i perkedheluri juaj.Shame !
Ku eshte spaku dear Kim ?
Skam fjale. Nuk ka lidhje me qeveria ne kete mes po dhe kto kafshat doktora qe i len te vdekurin ne ate menyre. Turp,as etik e as njerzillek...