Elbasani bëhet gati për spitalin Covid 4, por... nuk ka staf mjekësor

Elbasani bëhet gati për spitalin Covid 4, por... nuk ka staf mjekësor

12:11, 16/11/2020
A+ Aa A-

Spitali i Elbasanit “Xhaferr Kongoli” ka nisur përgatitjet për të hapur pavionin në të cilin do të trajtohen pacientët me Covid.

Ky pavijon do të emërtohet si Covid 4 dhe është parashikuar të ketë 80 shtretër gjithsej.

Në këtë spital do të trajtohen pacientët me Covid me simptoma më të lehta, ndërkohë që pacientët me simptoma të rënda do të vijojnë të trajtohen në Tiranë.

Pa nisur ende mirë puna në këtë spital, janë shfaqur problematika të tilla si mungesa e stafit mjekësor, raporton ABC News

Elbasani ka vetëm dy mjekë reanimatorë, të cilët duhet të përballojnë fluksin e kirurgjisë për nevojat e gjithë qarkut, ndërsa të tillë specialistë duhet të jenë të pranishëm edhe te të sëmurët me Covid, gjë e cila me sa duket është e pamundur të përballohet nga ana e tyre.

Elbasani është një ndër qytetet më të prekura nga koronavirusi në vend. Kështu, gjatë 48 orëve të fundit 6 persona ndërruan jetë prej koronavirusit, ndërsa nuk ka një numër të qartë të të prekurve për shkak të numrit të ulët të tamponëve që merren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari16/11/2020 18:15

ME PAK FJALE, SPITALI I ELBASANIT QENKA BERE STALLE LOPESH ME 1 VETERINER! UNE PROPOZOJ QE ATA QE JANE DIPLOMUAR PER VETERINARI, TE BEJNE NGA 1 VIT SPECIALIZIM NE MJEKESI E TE KTHEHEN NE MJEKE PER NJEREZIT! SEPSE SHQIPTARET DELE JANE KTHYER!!

Krist16/11/2020 16:52

Ne respekt te shenimit :Shto koment,,,U be mungesa e mjekeve,si puna e kembanes se fameshme,te historise.Behet spital,kur nuk ke mjeke,dhe mjeket e paket qe ke,i trajton,sikur i ke te tepert,e nuk ke ku t'i cosh...Ehstrofkurullah...

Shto koment

Denonco