VIDEO/ Arrestohen 4 transportues emigrantësh

VIDEO/ Arrestohen 4 transportues emigrantësh

09:52, 15/11/2020
A+ Aa A-

U kapën duke transportuar kundrejt fitimit 6 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 4 shtetas.

Dy prej të arrestuarve, drejtonin mjetet pa leje drejtimi

Ja njoftimi i policisë:

Qarku Korçë

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor "Perimetri".

U kapën duke transportuar kundrejt fitimit 6 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 4 shtetas.

Dy prej të arrestuarve, drejtonin mjetet pa leje drejtimi. 

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor të koduar "Perimetri", kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

L. S., 50 vjeç; R. H., 22 vjeç; A. K., 49 vjeç, banues në Elbasan dhe S. Gj., 35 vjeç, banues në Librazhd.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Pogradec-Librazhd, në afërsi të fshatit Dardhas, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me tre automjete, 6 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Nga verifikimi i dokumentacionit të tyre rezultoi se shtetasit L. S., dhe S. Gj., drejtonin mjetet pa leje drejtimi.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco