VIDEO LAJM/ Disa nga terroristët e kapur në Vienë

VIDEO LAJM/ Disa nga terroristët e kapur në Vienë

23:33, 02/11/2020
A+ Aa A-

Këto pamje vijnë nga Viena, ku policia ka ndaluar të paktën disa persona që kanë marrë pjesë në sulmin terrorist, ku ka viktima dhe të plagosur.

‘Ka pasur të shtëna me armë zjarri në qendër – ka persona të plagosur – rrini larg vendeve publike dhe transportit publik’, ka thënë policia.

Incidenti ka ndodhur afër sheshit Schëedenplatz, ndërsa flitet për 6 autorë, dy prej tyre janë vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë. Ministri i Brendshëm, Karl Nehammer, ka thënë se sulmi i së hënës besohet se është terrorist.

‘Në këtë moment mund të konfirmoj se besojmë se kemi një sulm terrorist’, ka thënë ai.

Policia e Vjenës u ka bërë thirrje njerëzve që të mos shpërndajnë video dhe fotografi nëpër rrjetet sociale. ‘Kjo gjë rrezikon forcat policore si dhe popullsinë civile’, ka thënë ajo përmes një postimi në Tëitter.

Por ndërkohë në ‘Twitter’ janë publikuar imazhe dhe video nga ajo që po ndodh në Vjenë. Në një prej tyre dyshohet se policia ka zhveshur disa të dyshuar që ndodhen me duart lart.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco