Durrës, shpërthen në flakë makina

Durrës, shpërthen në flakë makina

10:34, 31/10/2020
A+ Aa A-

Një automjet tip “Benz” shpërtheu në flakë sot në Durrës, në zonën tek kryqëzimi në afërsi të Pallatit të Sportit Ramazan Njala.

Dyshohet se shkak për këtë është bërë shpërthimi i impiantit të gazit.  

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga kjo ngjarje.

Durrës/Informacion paraprak 

Më datë 31.10.2020, rreth orës 10:10, në lagjen nr.12, Durrës, ka marë flakë në ecje mjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin I. N., 48 vjeç, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marë flakë nga një shkëndijë elektrike. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco