VIDEO/ Rrapo Ormëni në SYRI TV: Tërmeti i Turqisë nuk ka lidhje me Shqipërinë

VIDEO/ Rrapo Ormëni në SYRI TV: Tërmeti i Turqisë nuk ka lidhje me Shqipërinë

16:27, 30/10/2020
A+ Aa A-

Sizmologu Rrapo Ormëni ishte i ftuar në Emisionin e Pasdites në SYRI TV, për të folur në lidhje me tërmetin e fuqishëm që ra në Turqi.

Përballë moderatores Armela Ferko, Ormëni është shprehur se ky tërmet e ka pasur epiqëndrën në det dhe nuk ka shkaktuar shumë dëme. Sipas tij, nëse ky tërmet që ka qenë i madh, rreth 9 ballësh, do të e kishte epiqendrën në tokë, atëherë pasojat do të ishin shumë më të mëdha.

‘Ky tërmet nuk ka influencë dhe raportime me Shqipërinë. Kjo pllakë nuk ka lidhje me Shqipërinë, prandaj qytetarët duhet te rrinë të qetë. Në Shqipëri është mikro-pllaka e Adrias. Në Greqi dhe Turqi përplasen 3 pllakat e mëdha dhe prandaj në këtë zonë ka tërmete të mëdha.

‘Ky tërmet nuk ka pasoja jashtë Greqisë, sepse vetëm në atë zonë ndodh lëvizja e pllakave. Janë sizmiologët e vendeve që na tregojnë nëse kjo ishte goditja kryesore apo jo. Në Turqi njihen tërmete më të fuqishëm se 6.6 ballësh dhe prandaj kanë dyshime.

Nëse do të ishte në Shqipëri, nuk do të kishim dyshime, pasi nuk njihen tërmete më të fortë se kaq’, është shprehur sizmologu Rrapo Ormëni në studion e SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco