EMRAT/ ‘Vrasje dhe organizatë terroriste’, ja kush janë dy personat që do të përballen me OFL

EMRAT/ ‘Vrasje dhe organizatë terroriste’, ja kush janë dy personat që do të përballen me OFL

13:31, 26/10/2020
A+ Aa A-

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë edhe dy shtetasve gjatë ditës së sotme

Llazar Bicja, banues në Cërrik, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

Bledar Ibrahimi, banues në Elbasan, për të cilin Gjykata e Milanos, Itali, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Ja njoftimi i plotë:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Ll. B., banues në Cërrik, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

B. I., banues në Elbasan, për të cilin Gjykata e Milanos, Itali, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

alma26/10/2020 13:37

kjo OFL si organ sikur eshte ngritur vetem me qellimin qe te nxjerr te ligjshme pasurite e kriminelve

Shto koment

Denonco