Aksident i trefishtë në rrugën e Aeroportit/ Pesë të lënduar transportohen në spital me urgjencë

Aksident i trefishtë në rrugën e Aeroportit/ Pesë të lënduar transportohen në spital me urgjencë

17:23, 25/10/2020
A+ Aa A-

Si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot në rrugën e 'Aeroportit Adem Jashari' në Harilaq, pesë persona kanë mbetur të lënduar. 

Lajmin e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë në Prishtinë, i cili ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. 

“Me datën 25.10.2020 rreth orës 14.30 në rrugën e Aeroportit në Harilaq është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore ne mes te 3 automjeteve, në këtë aksident 5 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe kanë shkuar në Emergjencë në QKUK për trajtim mjekësor. Policia po merret me këto raste”, ka deklaruar Hoxha.

Zëdhënësi i Policisë ka apeluar tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë më të kujdesshëm.

“Apelojmë tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, në veçanti, tu përmbahen shenjave që kufizojnë shpejtësinë e lëvizjes, sepse tejkalimi i shpejtësisë është gjithmonë rreziku më i madh i shkaktimit të aksidenteve rrugore të cilat shpesh po përfundojnë me fatalitet”, ka thënë Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Black Jack 26/10/2020 02:20

Rrini urte e paqe o Shqiptar se po masakroheni nga tgjitha anet , vrasje ,accidente , vetevrasje ,grabitje, mashtrime , mosbindje e plot gjera negative po rrezatoni atje ku jetoni dhe be bote , disiplinohuni dhe respectoni njeri tjetrin o njerez shtrojuni punes dhe familjes o njerez, kemi turp ta expozojme veten be bote si Shqiptar, sa I themi qe jemi Shqiptar na largohen dhe nuk na afrojne. . Po lejme nam kaq te pa disiplinum jeni o njerez . Grow up o milet dhe stop me politic dhe sherre

Shto koment

Denonco