Humbi jetën nga koronavirusi/ 21-vjeçari po kurohej në shtëpi...

Humbi jetën nga koronavirusi/ 21-vjeçari po kurohej në shtëpi...

09:21, 23/10/2020
A+ Aa A-

Ledian Ceka, banues në lagjen “Skënderbe” në Elbasan, është 21-vjeçari që humbi jetën nga COVID-19 mbrëmjen e djeshme.

21-vjeçari, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, është dërguar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku edhe është vendosur menjëherë në intubim.

Por pavarësisht përpjekjeve, i riu nuk mundi ta fitojë betejën me koronavirusin.

Ai vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, konkretisht nga sëmundja e mushkërive.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme 21-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa edhe pse ishte me sëmundje bashkëshoqëruese, ai u mjekua në shtëpi për Covid-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco