Përplasen dy motora, ndërron jetë një nga drejtuesit e mjeteve

Përplasen dy motora, ndërron jetë një nga drejtuesit e mjeteve

19:43, 20/10/2020
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmje në fshatin Halilaj të Lushnjës.

Si pasojë e përplasjes së dy motorëve, ka humbur jetën njëri prej drejtuesve të mjeteve.

V.B, 54 vjeç, nga fshati Vërri është përplasur me shtetasin F. K, 43 vjeç.

Drejtuesi tjetër i motorit ka mbetur i plagosur.

Lushnjë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:50, në fshatin Halilaj, Lushnjë, shtetasi V. B., 54 vjeç, banues në fshatin Verri, Fier, duke drejtuar një motomjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 43 vjeç, banues në Halilaj.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi V. B., dhe është dëmtuar shtetasi F. K., i cili ndodhet në Spitalin Lushnjë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco