'Isha i dehur'/ Autori i atentatit në Shkodër shpjegon pse qëlloi...

'Isha i dehur'/ Autori i atentatit në Shkodër shpjegon pse qëlloi...

09:08, 16/10/2020
A+ Aa A-

Ilirian Hasanaj, i cili një ditë më parë u vetëdorëzua në polici, ka pranuar se është ai autori që qëlloi me armë drejt shefit të policisë bashkiake në Malësi të Madhe.

Përpara policisë, ai ka thënë se e ka qëlluar Mentor Hasanaj në mënyrë të pavetëdijshme dhe ishte nën efektin e alkoolit. Sipas tij arsye ka qenë për një problem pronësie.

“Unë e kam qëlluar shtetasin Mentor Hasanaj, por e kam bërë pa paramendim. Nuk kam qenë i parapërgatitur për një gjë të tillë. Thjesht e kam parë duke kaluar në rrugë dhe i jam vënë mbrapa.

Armën e kam patur me vete sepse ka pasur disa kohë që e kisha dhe nuk është se e kam marrë atë ditë, më ka qëlluar me vete. I jam vënë mbrapa dhe e kam qëlluar, por në ato momente kam qenë disi nën ndikimin e alkoolit. Thjesht e kam parë rastësisht teksa kalonte me makine dhe e kam ndjekur në atë moment.

Arsyeja e plagosjes lidhet me një problem pronësie tonën.

Eshtë një konflikt i vjetër pronësie mes nesh dhe unë këtë histori e kam dëgjuar nga babai, dhe kur e kam parë në atë moment, duke qenë edhe i alkoolizuar, e kam ndjekur dhe e kam qëlluar, por nuk kam pasur një plan të përgatitur. Duke qenë drejtor, me erdhi ne mendje se mund të na pengonte te pronesia, por çdo gjë ka qenë në atë moment.

Ndërsa kushëriri im nuk ka pasur asnjë ide se çfare kam bërë unë, por thjesht e kam thirrur duke i thënë që të më merrte sepse kisha nevojë, por pa i treguar arsyen. Ai nuk ka qenë aspak në dijeni të plagosjes. Unë jam penduar maksimalisht për çfarë kam bërë dhe për këtë fakt edhe jam vetëdorëzuar në polici.

Fillimisht kam qenë i tronditur dhe kisha frikë, por tani e kam kuptuar dhe jam shumë shumë i penduar, ndaj kam ardhur që ta pranoj çfare kam bërë”, ka thënë 19-vjeçari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco