Vrasja e vëllait të Talo Çelës/ Zbulohen detaje të tjera nga ekzekutimi

Vrasja e vëllait të Talo Çelës/ Zbulohen detaje të tjera nga ekzekutimi

09:31, 13/10/2020
A+ Aa A-

Zbardhen detaje nga vrasja e Bujar Çelës, vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela. Krimi ndodhi në 17 shtator të këtij viti në Bradashesh të Elbasanit.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar detajet se si u zbulua Nuredin Dumani si autor i dyshuar i ngjarjes.

Nga hetimet rezultoi se 20 minuta para krimit, Dumani furnizoi me karburant makinën që përdori në krim. Ky fakt konfirmohet dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë, ndërkohë që tek lekët u gjetën shenjat e gishtërinjve të Nuredin Dumanit.

Sipas prokurorisë, Dumani dyshohet se e vrau Bujar Çelën në shenjë hakmarrje pasi dyshonte se Talo Çela ekzekutoi mikun e tij të ngushte Klevis Kapllani në Rrogozhinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco