Djali i ish-policit i bëri atentat/ Ja çfarë tha drejtori i policisë për hetuesit pasi doli nga reanimacioni

Djali i ish-policit i bëri atentat/ Ja çfarë tha drejtori i policisë për hetuesit pasi doli nga reanimacioni

21:26, 12/10/2020
A+ Aa A-

“Nuk e njoh”. Drejtori i Policisë bashkiake të Malësisë së Madhe Mentor Hasanaj, që u plagos dje së bashku me të atin në atentat ka mohuar njohjen me 19-vjeçarin që e qëlloi, i cili është ende në kërkim.

Përpara hetuesit që e mori në pyetje, pasi doli nga reanimacioni te spitali i Traumës në Tiranë, Abcneës.al mëson se Hasanaj u shpreh se “nuk e njoh Ilirjan Hasanajn”.

Gjithashtu familjarët, i thanë Abcneës.al se “Ne jemi gjashtë vëllezër dhe asnjë nuk e njeh autorin”.

Ndërkohë, po sipas familjarëve, hetuesi, i tha Hasanajt se “Jemi në rrugë të mbarë për të kapur kriminelin”.

Ndonëse ka të njëjtin mbiemër me shënjestrën mësohet se ata nuk kanë lidhje farefisnore me njëri-tjetrin.

Burime bëjnë me dije se autori është djali i Arben Hasanajt, ish-polici i Kufirit i cili prej tre vitesh është larguar nga vendi.

Nuk dihet ende shkaku që e kanë shtyrë, të riun të qëllojë me armë drejt shefit të bluve.

Nga atentati mbetën të plagosur rëndë Mentor Hasanaj i cili u soll në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore dhe babai i tij Xhelal Hasanaj ndërsa e shoqja e tij i shpëtoi plumbave.

Ngjarja ndodhi rreth mesditës së djeshme, teksa të Hasanaj po drejtonte automjetin tip Skoda në pronësi të policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe.

Autori i cili i kishte ndjekur, priti derisa makina bëri një ndalesë gjatë rrugës për të qëlluar fillimisht nga pas ndërsa më pas u pozicionua anash në krahun e shoferit duke vazhduar të qëllojë me armë.

Motori i tij u gjet gjatë orëve të pasdites i braktisur rreth 500 metra larg vendit ku ndodhi ngjarja.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Aleksander15/10/2020 18:57

Po te gjitha fajet i ka voltana....!!! Edhe per Malesine e madhe.... !? Ari, ari ari etj etj etj....

Ari12/10/2020 23:12

O njerez pse se pyeti njeri policin e bashkis cfare pune kane ne makinen e sherbimit familjaret e tij kot me e pyet voltanen cfare do familja ne makinen e bashkise je ne personalen

Shto koment

Denonco