Rriten numrat/ 168 raste të reja dhe 4 të vdekur në 24 orët e fundit

Rriten numrat/ 168 raste të reja dhe 4 të vdekur në 24 orët e fundit

16:02, 11/10/2020
A+ Aa A-

Nuk kanë të ulur numrat e infektimeve të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 168 persona pozitivë me koronavirus, ndërsa janë shëruar 94 qytetarë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 4 persona të prekur me koronavirus.

Njoftimi i plotë i ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri:

Janë kryer 943 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 168 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 94 qytetarë, duke e çuar në 9500 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 65 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 14 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Krujë, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Tropojë, 4 raste në Shijak, 3 raste në Devoll, Lezhë, Gramsh, 2 raste në Vlorë dhe Klos, 1 rast në Fier, Kurbin, Kamëz, Fush- Arrëz, Dibër, Kuçovë, Maliq.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ‘Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 246 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, katër qytetarë, një 64 vjeçar nga Shkodra, dy 67-vjeçarë, një nga Elbasani dhe një nga Tropoja dhe një 68 vjeçar nga Kuçova.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e infeksionit SARSCOV2. Ju lutemi mbani detyrimisht maskë/barrier mbrojtëse, kujdesuni për higjienën personale, ruani distancimin fizik.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (11 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                         168

Të shëruar ne 24 orë                      94

Humbje jete në 24 orë                  4

Testime ditore                                  943

Testime totale                   98646

Raste pozitive                    15399

Raste të shëruara            9500

Raste Aktive                        5479

Humbje jete                          420

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   2854

Durrës      576

Shkodër   410

Korçë    289

Lezhë        272

Elbasan       218

Fier                 244

Vlorë     196

Kukës        150

Berat      135

Dibër     78 Gjirokastër   57

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco