Makina përplas për vdekje 5-vjeçarin

Makina përplas për vdekje 5-vjeçarin

22:01, 10/10/2020
A+ Aa A-

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Lubizhdë të Hasit.

Një fëmijë 5-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi është goditur nga një automjet.

Shoferi i automjetit është dërguar me urdhër të prokurorit në arrest për 48 orë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë së Rajonit të Prizrenit.

“Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në Lubizhdë-Has. Një veturë ka goditur për vdekje një fëmijë pesë vjeç. Me vendim të prokurorit shoferi i veturës është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka konfirmuar Osmanollaj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco