Infektohet mjekja, mbyllet Reparti i Neurologjisë në Spitalin e Beratit

Infektohet mjekja, mbyllet Reparti i Neurologjisë në Spitalin e Beratit

12:35, 10/10/2020
A+ Aa A-

Janë rikthyer sërish infektimet me koronavirus mes bluzave të bardha brenda Spitalit Rajonal të Beratit.

Një mjeke neurologe ka rezultuar pozitive.

Mjekja jeton në qytetin e Durrësit, por për shkak të mungesës së mjekëve specialistë në Spitalin e Beratit, ajo punon prej një viti në këtë spital, nga e marta në të premte.

Mjekja mësohet se është infektuar nga bashkëshorti i saj,që punon në spitalin Covid-2 në Tiranë dhe që ka rezultuar pozitiv 5 ditë më parë.

Pas infektimit të mjekes neurologe, Drejtoria e Shëndetii Publik në Berat dhe Drejtoria e Higjenës kanë kryer dezinfektimin e ambjenteve të brendshme të spitalit dhe kanë mbyllur Repartin e Neurologjisë ku punonte mjekja, ndërkohë që janë karantinuar edhe 2 mjekë dhe 6 infermierë të këtij reparti, që do t'i nënshtrohen kryerjes së tamponit.

Burimet zyrtare pranë DSHP-së Berat bëjnë me dije se vetëm në dy ditët e fundit është kryer një numër i lartë tamponesh në shkolla, kopshte e insitucione në të gjithë qarkun, ku ka pasur më herët të infektuar dhe mjekët epidemiologë janë në pritje të rezultateve të testimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco