EMRAT/ U kapën me 78 klandestinë në kamion, arrestohen 4 persona

EMRAT/ U kapën me 78 klandestinë në kamion, arrestohen 4 persona

11:59, 10/10/2020
A+ Aa A-

Forcat e Policisë kanë arrestuar sot 4 shtetas shqiptarë të akuzuar për kalimin e paligjshëm të 78 klandestinëve, kundrejt përfitimit ekonomik.

Emigrantët u identifikuan dje gjatë inspektimit të një kamioni me rimorkio, në afërsi të fshatit Leminot të Maliqit, konkretisht në aksin Korçë-Pogradec.

Të arrestuarit janë vëllezërit Amarildo dhe Endri Rrushi, 23 dhe 27-vjeçarë dhe banues në fshatin Stranik të Librazhdit, si dhe 30-vjeçari Renard Biçaku dhe 29-vjeçari Urim Bajrami, po nga Librazhdi, këto të fundit të dyshuar si bashkëpunëtorë, ndërkohë që shoferi i mjetit tip Ford ishte Amarildo Rrushi.  

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

Ndërkohë pjesë e emigrantëve të ndaluar, që vijnë kryesisht nga Lindja e Mesme, po mbahen në stacionin e Kapshticës. Bëhet fjalë për familjarë dhe të mitur, ndërkohë që të tjerët janë kthyer në Greqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Iliri10/10/2020 14:00

Po maska a kishin klandestinet?

Shto koment

Denonco